XIII – Njollat

  1. Ti je si një gjethe e vyshkur: Njerëzit e Vdekjes të janë afruar ty. Je tek dera e nisjes, dhe nuk ke as diçka me vete për gjatë rrugës.
  1. Bëj një llampë (apo ishull) për veten tënde; Mundohu shpejt, (dhe) bëhu dikush që është shpirtërisht i pjekur. Me njolla të hequra, (dhe) i lirë nga gabimet, ti ke për të arritur pllajën hyjnore (bhumi), të atyre që janë të zhvilluar shpirtërisht (arija-nët)

  1. Tani je në moshë të thyer; ke çarë përpara ne prezencën e Vdekjes. Nuk ka vënd (për tu çlodhur) ndërmjet, (dhe) nuk ke as diçka me vete për gjatë rrugës.

  1. Bëj një llampë (apo ishull) për veten tënde; Mundohu shpejt, (dhe) bëhu dikush që është shpirtërisht i pjekur. Me njolla të hequra, (dhe) i lirë nga gabimet, nuk ke për ta përsëritur lindjen dhe plakjen (herë tjetër).

  1. Njeriu që kupton, i heq njollat e tij, pak nga pak dhe nga çasti në çast, ashtu si argjendari (heq) papastërtitë e argjendit.

  1. Ashtu siç ndyshku del nga hekuri, (duke) dalë prej tij e gërryen atë (vrullshëm), kështu edhe veprimet e tij, e çojnë shkelësin në një gjëndje të keqe mendore (dugati).