Shumicën e kohës ne shtrembërojmë të vërtetën për të marrë atë që duam në një farë mënyre ose një tjetër. Një kornizë e dobishme për të parë mënyrën se si ne e bëjmë këtë është ‘Tetë Erërat e Botës’. Këto janë katër palë pozitivesh dhe negativesh që priren të qeverisin përgjigjet tona egocentrike ndaj botës – ne vazhdimisht përpiqemi të marrim sa më shumë të mundemi nga ana ‘pozitive’ e secilës palë dhe shmangnim anën negative.
Tetë Erërat e Botës janë:
FITIMI (i parave dhe posedimi i gjerave) kundër HUMBJES
LAVDËRIMI ose MIRATIMI kundër FAJËSIMIT
KËNAQËSIA ose REHATIA kundër DHIMBJES ose SIKLETIT
FAMA ose STATUSI kundër HUMBJES së FAMËS ose STATUSIT
Erërat e kësaj bote janë karta e rezultateve të egos, të cilat përcaktojnë nëse ai mendon se po shkon mirë ose keq në lojën e jetës. Normalisht ne shtrembërojmë të vërtetën në shërbim të fitimit të një ose një tjetër nga këto lojëra. Ne duam të fitojmë para ose gjëra, dhe të shmangim humbjen e tyre. Ne duam të lavdërohemi ose të pëlqehemi dhe të shmangin fajësimin. Ne duam të kemi rehati ose kënaqësi, dhe të shmangim sikletin. Dhe ne duam të rrisim rëndësinë tonë në sytë e njerëzve të tjerë. Sepse tendenca jonë për të shtrembëruar të vërtetën është e lidhur kaq e drejtpërdrejtë me motivimet tona vetjake, praktika e të folurit të vërtetë na ndihmon të njohim modelet tona egoiste dhe të shkojmë përtej atyre. Nëse ne jemi duke e praktikuar me vetëdije këtë parim, pa pushim në të përditshmen tonë, atëhere ne do ballafaqohemi me faktin se ne dëshirojmë shumë të shtrembërojmë të vërtetën për disa arsye vetjake, por që udhëzimet tona etike na paralajmërojnë kundër kësaj. Zakonisht motivi për pavërtetësi do të lidhet me një nga Tetë Erërat e Botës, për shembull do të duam të shmangim fajin ose të bëjmë njerëziit që të tregojnë pëlqim për ne. Praktika jonë e parimit do ti fryjë bilbilit për këtë motivim, dhe ne do të drejtohemi të përballemi me qëllimet tona të pa vetëdijëshme. Pastaj, në vend që të bëjmë atë që bëjmë zakonisht, ne mund të bëjmë zgjedhjen e dobishme, zgjedhjen krijuese. Nëse vërtet e pranojmë këtë parim në një mënyrë të guximshme, mund të jetë radikal dhe transformues si praktikë, sepse prek egzistencën tonë të pavetëdijshme në një numër të madh të përditshëm të situatave, duke na bërë të vetëdijshëm për motivimet tona të vërteta dhe të na ndihmojnë t’i përballojmë ato. Tetë Erërat e Botës janë kaq shumë pjesë e motivimit tonë saqë ne mund të tundohemi të shtrembërojmë të vërtetën pothuajse gjatë gjithë kohës kur bashkëveprojmë me njerëz të tjerë. Ne mund të forcojmë mënyrën sesi të folurit e vërtetë na bën më të vetëdijshëm duke përfshirë njerëz të tjerë, dhe duke u kërkuar atyre të na ndihmojnë. Ata mund të na tregojnë kur ne kur largohemi nga e vërteta, gjë që do të ketë efekte shumë pozitive në vëmendshmërinë tonë! Miqtë tanë shpirtërorë mund të na mbajnë një pasqyrë, e cila ndonjëherë mund të na lejojë të shohim qartë pavërtetësinë tonë për herë të parë.