- Përvojat paraprihen nga mendja, udhëhiqen nga mendja, dhe prodhohen nga mendja. Nëse një njeri flet ose vepron me një mendje të papastër, vuajtja e ndkjek atë ashtu si rrota e karrocës ndjek këmbën e demit (që tërheq karrocën).
- Përvojat paraprihen nga mendja, udhëhiqen nga mendja, dhe prodhohen nga mendja. Në qoftë se një (njeri) flet ose vepron me një mendje të pastër, lumturia e ndjek atë si një hije që nuk niset (largohet apo ndahet) kurrë.
- Ata që i japin vëmendje mendimeve të tilla si ‘Ai më abuzoi, më qëlloi, më mposhti, më vodhi’, nuk kanë për ta qetësuar inatin (apo urrejtjen) e tyre.
- Ata që nuk i japin vëmendje mendimeve të tilla si ‘Ai më abuzoi, më qëlloi, më mposhti, më vodhi’, kanë për ta qetësuar inatin (apo urrejtjen) e tyre.
- Urrejtjet kurrë nuk qetësohen me urrejtje (në këtë botë). Ato paqësohen me dashamirësi. Ky është ligji i përjetshëm.
- Të tjerët nuk e kuptojnë se ne të gjithë po i drejtohemi vdekjes. Ata që e realizojnë këtë, do heqin dorë nga grindjet.
- Ashtu si era fryn poshtë një pemë të dobët, ashtu edhe Mara* rrëzon atë që jeton duke e parë të pabukurën si të bukur, senset e të cilit janë të pakontrolluara, që është i papërmbajtur në ushqim, dembel, dhe inferior në fuqi.
- Ashtu si era nuk fryn dot poshtë majën shkembore të nje mali, ashtu edhe Mara nuk rrëzon dot atë që jeton duke e parë të pabukurën si të pabukur, senset e të cilit janë të kontrolluara, që është i përmbajtur në ushqim, dhe të cilit besimi dhe fuqia i janë ngjallur.
- …
* Mara është personifikim i të gjitha atributeve mendore (të brëndshme) që pengojnë një person të arrijë lirinë mendore dhe shpirtërore. Ndoshta “Shejtani” është një term i përafërt me të.