Jeta është mbret

Orë mbas ore, ditë 
Mbas dite ne mundohemi 
Të kapim të Pakapshmen, të saktësojmë 
Të Paparashikueshmen. Lulet 
Vyshken kur preken, akulli 
Papritur thyhet nën këmbët tona. Më kotë 
Ne mundohemi të ndjekim shtegun e zogjve në horizont 
Peshq budallenj nëpërmjet ujrave të thella, mundohemi 
Të parashikojmë buzëqeshjen e fituar të butin
Shpërblim, madje 
Mundohemi të kapim jetët tona. Por Jeta 
Rrëshqet nëpër gishtat tanë 
Si bora. Jeta 
Nuk mund të na përkasë. Ne 
I përkasim Jetës. Jeta 
Është Mbret.