103 Edhe pse dikush mund të zaptojë në betejë njëmijë mbi njëmijë burra, prapëseprapë ai që zapton veten e vetë është (me të vertetë) më i madhi në betejë.
104 Është me të vërtetë me mirë të zaptosh vetveten sesa te zaptosh njerëz të tjerë. Një njeriu që ka zaptuar veten, (dhe) që jeton i (vetë-)kontrolluar,
105 asnjë perëndi e asnjë muzikant celestial (gandhabba), as Māra bashkë me Brahmā-n, nuk mund t’ja zhbëjnë fitoren – fitoren e një personi që është (i vetë-zaptuar dhe i kontrolluar) në ketë mënyrë.