Katër të Vërtetat Fisnike

Katër të Vërtetat Arjane (ose Fisnike) janë ndoshta formulimi më themelor i mësimit të Budës. Ato janë të shprehura si me poshtë:

1. E gjithë ekzistenca është ‘duka‘ (në gjuhën Pali, gjuhë e vjetër Indiane). Fjala ‘duka’ ka qenë përkthyer në mënyra të ndryshme si ‘vuajtje’, ‘ankth’, ‘dhimbje’, ose ‘pa-kënaqësi’. Imazhi i Budës ishte se jetët tona janë një sforco e madhe, dhe ne nuk gjejmë lumturi apo kënaqësi në çdo gjë që ne të përjetojmë. Ky është problemi i ekzistencës.

2. Shkaku i duka-s është dëshira e madhe ose etja e shqisave. Tendenca e natyrshme e njeriut është për të vënë fajin e vështirësive tona tek gjërat jashtë vetes. Por Buda thotë se rrënja e tyre aktuale është në mendjen vetë. Në veçanti tendenca jonë për tu kapur tek gjërat (ose si alternativë për ti shtyrë ato larg vetes) na vë krejtësisht në kundërshtim me mënyrën se si jeta është në të vërtetë.

3. Pushimi i duka-s vjen me ndërprerjen e dëshirës së madhe apo etjes së shqisave. Përsa kohë që ne jemi shkaku përfundimtar i vështirësive tona, ne jemi gjithashtu edhe zgjidhja. Ne nuk mund të ndryshojmë gjërat që na ndodhin neve, por ne mund të ndryshojmë përgjigjet tona ndaj tyre.

4. Ekziston një mënyrë që të ç’liron nga duka. Edhe pse Buda e hedh përgjegjësinë përsëri tek individi, ai ka dhënë mësim metodat përmes së cilave ne mund të ndryshojmë veten, për shembull Udhën Fisnike të Tetëfishtë.