Pesë Faktet

Janë pesë fakte që duhen soditur shpesh nga gjithëkush – qoftë burrë apo grua, shtëpiak apo një që është bërë murg. Cilat pesë?

  1. Është e sigurtë që unë do plakem;

unë nuk mund ta shmang dot plakjen.

  1. Është e sigurtë që unë do sëmurem (gjatë jetës sime);

unë nuk mund ta shmang dot sëmundjen (apo procesin e sëmundjes).

  1. Është e sigurtë që unë do vdes (një ditë);

unë nuk mund ta shmang dot vdekjen.

  1. Unë do ndahem dhe do largohem (një ditë) nga gjithçka që eshtë e afërt dhe e dashur për mua.
  1. Unë jam pronari i veprimeve të mia,

trashëgimtar i veprimeve të mia,

veprimet janë mitra nga e cila unë kam dalë,

veprimet janë lidhjet e mia,

veprimet janë mbrojtja ime.

Çfarëdo veprimesh do kryej, mirë apo gabuar,

i këtyre unë do të bëhem trashëgimtar.

Më tej, dishepulli fisnik sodit kështu:
Unë nuk jam i vetmi që është i sigurtë që do plaket,
do sëmuret, do vdesë…
që do ndahet dhe largohet nga çfarë është e afërt dhe e dashur…
që është trashëgimtari i veprimeve të tij.
Por kudo qëniet (e gjalla) vijnë dhe shkojnë,
kalojnë tutje dhe ri-ngrihen,
ato janë të gjitha subjekt të moshës së vjetër,
sëmundjes, vdekjes, të ndarjes dhe largimit,
dhe të gjithë janë pronarë dhe trashëgimtarë të veprimeve të tyre.