Vullneti i Mirë
Ai që është i shkathët në të mirën e tij, që ka dëshirë të arrijë atë
gjëndjen e qetësisë (Nirvanën), duhet të sillet kështu:
duhet të jetë i aftë, i ndershëm, perfektësisht i drejtë,
me ligjëratë fisnike, i butë, dhe modest.
I kënaqur në vetvete dhe i lehtë për të mbështetur,
me pak detyra, me jetesë të lehtë,
me shqisa të qetësuara, i matur,
jo i pafytyrë, jo i lidhur prej lakmisë me familjet.
Ai nuk duhet të bëjë as gjënë më të vogël
për të cilën njerëz të tjerë të mënçur mund ta censuronin.
Le të jenë të gjitha qeniet të lumtura dhe të sigurta,
le të jenë zemrat e tyre të shëndetshëme!
Çfarëdo qeniesh të gjalla mund të ketë: të dobëta ose të forta,
të gjatë, të majmë ose mesatarë, të shkurtër,
të vegjël ose të madhenj, pa përjashtim:
të parë ose të paparë, ato që jetojnë afër ose larg,
ata që kanë lindur ose ata që do të lindin,
le të jenë të gjitha qeniet të lumtura.
Mos lër askënd të mashtrojë tjetrin
apo të përbuzë asnjë person kudo të ndodhen.
Mos e lër të dëshirojë ti shkaktojë vuajtje një tjetëri
prej inatit apo keqëdashësisë.
Ashtu si një nënë që do të rrezikonte jetën e saj
për të mbrojtur fëmijën e saj të vetëm, po ashtu,
lëre atë të kultivojë një zemër të pafund
në lidhje me të gjitha qeniet.
Lëri mendimet e tij të dashurisë së pafundme të përshkrojnë
të gjithë botën: sipër, poshtë, dhe përtej
pa ndonjë pengesë, pa ndonjë urrjetje, pa ndonjë
armiqësi.
Nëse ai (ajo) qëndron në këmbë, ecën, ulet, ose shtrihet,
për sa kohë që ai është zgjuar, ai duhet të zhvillojë këtë
vëmendshmëri. Kjo thonë se është jetesa më fisnike këtu.
Pa rënë në pikëpamje të gabuara, duke qënë i virtytshëm dhe
i pajisur me mprehtësi, duke hequr lidhjen e
dëshirave të shqisave, kurrë përsëri ai nuk ka për të rilindur.