III – Mendja

  1. Ashtu si shigjeta-bërësi drejton shigjetat; ashtu njeriu i kuptimit drejton mendjen e pasigurtë që drithëron, e cila është e vështirë për të pasur nën kujdes (dhe) e vështirë për të përmbajtur.

  1. Ashtu si peshku përpëlitet krah për krah kur merret nga një vend tek tjetri dhe hidhet në tokë të thatë, ashtu mendja pulson dhe vibron (me sforcim) kur është duke braktisur zotërimet (apo lidhjet) e Marës*.

  1. (Mendja) është e lehtë (apo mendjelehtë) dhe e vështirë për të kontrolluar, dhe soroditet në çfarëdo i pëlqen. Është mirë ta zbusësh mendjen. Një mendje e zbutur sjell lumturi.

  1. Mendja është ekstremisht delikate dhe e vështirë për të kapur, dhe soroditet në çfarëdo i pëlqen. Lëre njeriun e kuptimit ta vrojtojë me kujdes mendjen. Një mendje e ruajtur sjell lumturi.

  1. Larg dhe vetëm udhëtuese është mendja, jomateriale dhe qendruese në shpellën e zemrës. Ata që e venë nën kontroll atë janë të lirë nga lidhjet e Marës.
  1. Nuk arrin përsosmëri mençuria e atij, që e ka mendjen të pavendosur, që është injorant ndaj të Vërtetës së Vërtetë (saddhamma), dhe besimi i të cilit luhatet.

  1. Nuk ka frikë për dikë që është i Zgjuar (i Përndritur), mendja e të cilit është e pa kontaminuar nga lakmia, (dhe) pa mëdyshje, (dhe) që i ka lënë veset dhe virtytet

  1. Duke e perceptuar trupin të jetë (i brishtë) si një enë (apo vazo) balte, (dhe) duke e fortifikuar mendjen si të ishte një qytet, me shpatën e mençurisë bëj luftë me Marën. I lirë prej varësisë, vrojto me kujdes atë që është (apo ke) fituar.

  1. Pa kaluar shumë kohë, ky trup, pa pasur vetëdije, do të shtrihet i refuzuar në tokë si një tufë shufrash të padobishme.

  1. Çfarëdo (gjëje) armiku mund ti bëjë armikut, apo urrejtësi ndaj urrejtësit, më i madh është dëmi i bërë (ndaj vetes) nga një mendje e drejtuar keq.
  1. As nënë as baba, as edhe një i afërm tjetër, nuk mund të bëjë aq mirë sa një mendje e drejtuar në mënyrë perfekte.

* Mara është personifikim i të gjitha atributeve mendore (të brëndshme) që pengojnë një person të arrijë lirinë mendore dhe shpirtërore. Ndoshta “Shejtani” është një term i përafërt me të.