Rituali dhe Devotshmëria

Budizmi është një udhë (apo mënyrë) transformimi. Kjo do të thotë se nuk është e mjaftueshme për ta kuptuar atë intelektualisht. Të ndjekësh udhën Budiste do të thotë se ne duhet të angazhojmë emocionet dhe imagjinatën. Për të patur këtë angazhim emocional do të thotë të kesh përkushtim ose besim, dhe rituali është një mënyrë e drejtpërdrejtë e angazhimit të emocioneve.

Ritualet Budiste zakonisht përbëhen nga tre elemente kryesore: recitimi, këndimi i Mantrave dhe nga bërja e ofertave. Vargjet e lexuara janë të lidhura zakonisht me parimet kryesore dhe idealet e Budizmit; dhe ato i japin shprehje aspiratës shpirtërore që bën dikë të jetë Budist. Budistët zakonisht këndojnë Mantra në gjuhën Pali ose në Sanskritisht (dy gjuhë të lashta Indiane) dhe këndimi është një mënyrë për të krijuar një lidhje emocionale me idealet Budiste. Mantrat janë përfaqësime simbolike e Iluminizmit në formën e zërit. Ofertat zakonisht përbëhen nga lulet, që simbolizjonë edhe bukurinë dhe përkohshmërinë; qirinj, që simbolizojnë rrezatimin e Iluminimit; dhe aromatik (shkopinj temjan) që përshkon ajrin në të njëjtën mënyrë që një jetë e jetuar në mënyrë etike prek botën.