Nuk më intereson çfarë bëni për të jetuar. Unë dua të di për atë që ju dhemb dhe nëse ju guxoni të ëndërroni për përmbushjen e mallit të zemrës suaj. Nuk më intereson sa jeni të vjetër. Unë dua të di nëse ju do të rrezikoni të dukeni si një budalla për dashurinë për ëndrrën tuaj për aventurën e të qënit gjallë. Nuk më intereson çfarë planetesh bëjnë katror hënën tuaj… Unë dua të di nëse ju keni prekur qendrën e pikëllimit tuaj nëse ju keni qënë të hapur nga tradhëtitë e jetës ose jeni bërë të rregjur dhe të mbyllur nga frika e dhimbjes së mëtejshëme. Unë dua të di nëse ju mund të uleni me dhimbjen timen ose tuajën pa lëvizur për ta fshehur atë ose për ta zbehur apo rregulluar atë. Unë dua të di nëse ju mund të qendroni me gëzimin timin ose tuajin nëse ju mund të kërceni me të egrën dhe të lëni ekstasinë t’ju mbushi deri te gishtat e këmbëve pa na paralajmëruar për të qënë të kujdesshëm për të qënë realistë për të kujtuar kufizimet e të qënurit njeri. Nuk më intereson nëse historia që ju po më tregoni është e vërtetë. Unë dua të di nëse ju mund të zhgënjeni një tjetër për të qënë të vërtetë me veten tuaj. Nëse ju mund të duroni akuzën e tradhëtisë dhe të mos tradhëtoni vetë shpirtin tuaj. Nëse ju mund të jeni të pabesë dhe për këtë arsye të besueshëm. Unë dua të di nëse ju mund të shihni Bukuri edhe kur ajo nuk është e këndshme çdo ditë. Dhe nëse ju mund të buroni jetën tuaj nga prania e saj. Unë dua të di nëse ju mund të jetoni me dështimin tuajin dhe timin dhe ende të qëndroni në buzë të liqenit dhe ti bërtisni argjendit të hënës së plotë “Po.” Nuk më intereson të di se ku jetoni ose sa para keni. Unë dua të di nëse ju mund të zgjoheni pas natës së pikëllimit dhe dëshpërimit të lodhur dhe të vrarë deri ne kockë dhe të bëni atë që duhet bërë për të ushqyer fëmijët. Nuk më intereson se kë ju njihni ose se si ju erdhët deri këtu. Unë dua të di nëse ju do të qëndroni në qëndër të zjarrit me mua dhe të mos tkurreni përsëri. Nuk më intereson ku ose çfarë, ose me kë ju keni studiuar. Unë dua të di se çfarë ju mban nga brenda Kur gjithçka tjetër rrëzohet. Unë dua të di nëse ju mund të rrini vetëm me veten tuaj dhe nëse me të vërtetë ju pëlqen shoqëria që mbani në momentet bosh. Nga Oraja - Endërruese e Malit (Oriah © Mountain Dreaming)