Ky trup i çmuar

Xhe Congkapa (1367-1419)

Trupi i njeriut, në paqe me veten,
është më i çmuar se stolia më e rrallë.
Çmoje trupin tënd,
është i yti vetëm kësaj here.
Forma e njeriut është fituar me vështirësi,
është e lehtë për ta humbur.
Të gjitha gjërat tokësore janë afatshkurtër,
ashtu si vetëtimat në qiell.
Këtë jetë duhet ta njohësh,
si disa pika të vogla shiu;
Diçka e bukur që zhduket,
ashtu siç dhe vjen në jetë.
Prandaj risill në mendje,
frymëzimin dhe aspiratat e tua.
Shfrytëzo çdo ditë dhe çdo natë
për ti realizuar ato.

…amenduar nga Viveka 2015