Darmapada

Këto janë thëniet e Budës, të Përndriturit.

Veç veshë sikur të kishe t’i dëgjoje keto fjalë, do të të zgjonin dhe prej tyre të njihje natyrën tënde prej Bude.

Janë fjalë që vijnë me pastërti dhe që të të prekin, duhet të priten me po aq pastërti. Janë fjalë që burojnë nga thjeshtësia hyjnore; e që të të çlirojnë duhet të dëgjohen me thjeshtësi. Janë fjalë që burojnë nga shpirti; e që të ushqejnë etjen brenda, këto fjalë, që janë fjalë mënçurie e jo njohurie, duhet të mbahen vesh nga shpirti dhe jo nga intelekti. Sepse ajo çka ushqen veç intelektin të fut në kurth, ndërsa ajo që ushqen shpirtin të çliron. Dhe është shpirti, ai që ka etje për të vërtetën. Intelekti ka veç etje për magjepsje.

– Ram Das (The Dhammapada, The Sayings of the Buddha)

Udha e së Vërtetës