Etika Budiste

Të jetosh është të veprosh, dhe veprimet tona mund të kenë pasoja të dëmshme ose të dobishme për veten dhe të tjerët. Etika budiste ka të bëjë me parimet dhe praktikat që ndihmojnë një njeri të veprojë në mënyra që ndihmojnë në vend që të dëmtojnë.

Thelbi i kodit etik është i njohur si Pesë Parimet. Këto nuk janë rregulla ose urdhërime , por ‘parime trajnimi’, të cilat janë të ndërmarra lirisht dhe të vëna në praktikë me inteligjencë dhe ndjeshmëri. Tradita Budiste e pranon se jeta është komplekse dhe sjellë shumë vështirësi, dhe nuk sugjeron se ka një kurs të vetëm të veprimit që është i drejtë në të gjitha rrethanat. Në të vërtetë, në vend që të flasi për veprime të drejta ose të gabuara, Budizmi flet për ato me gjihën të aftë (kusala) ose të pa-aftë (akusala). Shumë Budistë rreth botës recitojnë Pesë Parimet çdo ditë, dhe përpiqen për ti vënë ato në praktikë në jetën e tyre.

Pesë Parimet

1. Të mos vrasësh opo tu shkaktosh dëm qenieve të tjera të gjalla. Ky është parimi themelor etik për Budizmin, dhe të gjitha parimet e tjera janë perpunim të këtij. Ky parim nënkupton veprim jo të dhunshëm kudo që është i mundur, dhe shumë Budistë janë vegjetarianë për këtë arsye. Homologu pozitiv i këtij parimi është dashamirësia.

2. Të mos marrësh atë që nuk të është dhënë lirisht. Vjedhja është një mënyrë e qartë me të cilën një njeri mund të dëmtojë të tjerët. Një njeri gjithashtu mund të përfitojë nga njerëzit, ti shfrytëzoj, ose ti manipulojë ata. Të gjitha këto mund të shihen si mënyra të marrjes së asaj që nuk të është dhënë lirisht. Homologu pozitiv i këtij parimi është bujaria.

3. Shmangia e sjelljes së pahijshme seksuale. Gjatë shekujve shkolla të ndryshme budiste e kanë interpretuar këtë parim në shumë mënyra, por në thelb kjo do të thotë të mos shkaktosh dëm për veten apo të tjerët në fushën e aktivitetit seksual. Ai përfshin shmangien e thyerjes së angazhimeve në fushën e marrëdhënieve seksuale, dhe shmangien e inkurajimit që të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Homologu pozitiv i këtij parimi është lumturia dhe të qënurit i kënaqur.

4. Shmangia e gënjeshtrës. Fjala është element vendimtar në marrëdhëniet tona me të tjerët, dhe ende gjuha është një medium i rrëshqitshëm, dhe ne shpesh gënjejmë vetveten ose të tjerët edhe pa e kuptuar se kjo është ajo që ne po bëjmë. Vërtetësia, homologu pozitiv i këtij parimi, për këtë arsye është thelbësore në një jetë etike. Por sinqeriteti nuk është i mjaftueshëm, dhe në një tjetër listë të Parimeve (Dhjetë Parimet apo dhjetë ‘Kusala Darma-t’) jo më pak se katër parime për të folurin janë përmendur, të tjerat thonë se fjalimi ynë duhet të jetë me mirësi, i dobishëm, dhe harmonik.

5. Të abstenosh nga pije dhe droga që të mjegullojnë mëndjen. Homologu pozitiv i këtij parimi është vëmendshmëria. Vëmendshmëria është një cilësi thelbësore për të zhvilluar udhën e Budës, dhe përvoja tregon se marrja e pijeve dehëse ose drogës ka tendencë për të drejtuar direkt në kundërshtim me këtë.

Pesë Parimet të recituara gjatë Puxhës, ritualit Budist