Pra, Kalamallarë (nga qyteti Kalama), mos u udhëhiqni nga raportet, apo tradita, apo thashethemet. Mos u udhëhiqni nga autoriteti i teksteve fetare, as nga logjika e thjeshtë apo konkluzioni, as nga paraqitja e konsideruar, as nga kënaqësia në mendimet spekulative, as nga mundësitë në dukje, as nga ideja: "Ky është Mësuesi ynë". Por, o Kalamallarë, kur ju e dini për veten tuaj se disa gjëra janë të dëmshme dhe të gabuara dhe të këqija, atëhere hiqni dorë prej tyre... dhe kur ju e dini se disa gjëra të caktuara janë të shëndetshme dhe të mira, dhe se të mënçurit i besojnë ato të jenë kështu, atëherë ti pranoni ato dhe ti ndiqni ato.