Nëse e ndan mendjen mbi drejtimin tënd
Me forcë apo shpejtësi,
Ke për të humbur udhën e Darmës.
Me qetësi konsidero
Çfarë është e drejtë dhe çfarë e gabuar.
Duke i pritur të gjitha opinionet njëlloj,
Pa u nxituar, me mënçuri,
Ndiq Darmën.
Kush është i mençur,
Ai që flet bukur apo njeriu i urtë?
Bëhu i urtë,
Edhe dashamirës e trim.
Sepse mendja flet.
Por trupi di.
Flokët e bardha nuk të bëjnë mjeshtër.
Një njeri mund të plaket në vanitet.
Mjeshtri i vërtetë jeton me të vertetën,
Me mirësinë dhe vetë-kontrollin,
Pa dhunë, me moderim dhe pastërti.
Fjalë të bukura apo tipare të bukura
Nuk mund të bëjnë mjeshtër
Një njeri që jeton me xhelozi dhe babzi.
Vetëm kur cmira dhe egotizmi
Janë shkulur prej tij
Mund të rritet ai në bukuri.
Një njeri mund të qethi kokën
Por nëse ende gënjen dhe neglizhon punën e tij,
Nëse mbahet fort tek dëshira dhe varësia,
Si mund ta ndjekë udhën ai?
Ndjekësi i vërtetë
Mposht çdo mbrapshtësi.
Ai e ka nënshtruar natyrën e tij tek urtësia.
Ai është ndjekës i vertetë
Jo sepse ai lyp për ushqim (p.sh. një murg në kohën e Budës)
Por sepse ai ndjek udhën e drejtë,
Duke mos lënë asgjë mangët,
duke mos u kapur tek asgjë,
Përtej së mirës dhe përtej së keqes,
Përtej trupit dhe përtej mendjes.
Urtësia nuk mund të bëjë mjeshtër një budalla.
Por ai që mat vetëm pastërti në peshoren e tij,
Që sheh natyrën e të dyja botëve,
Ai është mjeshtër.
Ai nuk i bën dëm asnjë qenie të gjallë.
Dhe prapë nuk është sjellja e mirë
Që të ndihmon ty të ndjekësh udhën,
As ndonjë ritual, as lexim libri,
As tërheqja në vetvete,
As meditimi i thellë.
Asnjë prej këtyre nuk të fal mjeshtëri apo gëzim.
O kërkues!
Mos u kap tek asgjë
Derisa të mos duash asgjë.