IX- E keqja

  1. Bëhu i shpejtë për të bërë çfarë është (moralisht) e bukur. Përmbaje mendjen ndaj së keqes. Atij që është i ngadaltë në të bërin mirë, mendja e tij kënaqet në të keqe.

  1. Në qoftë se një njeri bën keq (një herë), mos e lë ta bëj atë zakon; mos e lë ta vërë zemrën në të. E dhimbshme është përmbledhja e së keqes.

  1. Në qoftë se një njeri bën mirë (një herë), lëre ta bëj zakon atë; lëre ta vërë zemrën në të. E lumtur është përmbledhja e së mirës.