Hapësira 3min e frymëmarrjes

Hapësira e frymëmarrjes është një mënyrë për të vendosur një pushim në atë që po bëni. Mund t’ju ndihmojë të vini re dhe të prishni zakonet tuaja jo të dobishme, automatike. Është gjithashtu një shans për të ngadalësuar për disa çaste. Pasi të keni bërë një pushim dhe të keni marrë veten, ju mund të vendosni se çfarë të bëni më tej. Ka tre faza për të: Vetëdijësimi, Përqëndrimi dhe Zgjerimi (pra VPZ). Një hapësirë kohore e frymëmarrjes është tre minuta – një minutë për fazë – dhe kështu që nganjëherë quhet hapësirë për frymëmarrjen treminutëshe. Megjithatë, mund ta bëni më të gjatë ose më të shkurtër në varësi të rrethanave. Pasi të keni lexuar udhëzimet, hiqeni këtë libër dhe merrni tre minuta për të praktikuar hapësirën e frymëmarrjes.

1. Silleni Vetëdijën për çdo gjë që po ndodh tani. (Merrni një qëndrim të rehatshëm e të drejtë.) Bëhuni të vetëdijshëm për mendimet tuaja: çfarë po mendoni tani? Lejoni që mendimet tuaja të jenë aty, pa i larguar. Si po ndiheni tani? Le të jenë ndjenjat tuaja aty gjithashtu. Pranojini ashtu siç janë, edhe nëse janë të vështira. Bëhuni të vetëdijshëm për ndjesitë në trupin tuaj, veçanërisht për çdo ndjesi të fortë fizike. Sa më mirë që të jetë e mundur, thjesht lejo që ata të jenë atje dhe të sjellin një qëndrim kurioziteti miqësor ndaj tyre.

2. Pastaj, Përqëndroni vëmendjen tuaj në frymëmarrje, duke u bërë të vetëdijshëm për frymëmarrjen që hyn dhe del nga vrimat e hundës dhe lëvizjen e gjoksit e barkut tuaj. Përqendrohuni në ndjesinë fizike të frymëmarrjes. Kur merrni frymë, mund të ndihet e freskët dhe kur nxirrni frymën, mund të ndihet e ngrohtë. Ndjesitë fizike të frymëmarrjes mund të jenë gudulisëse, pulsuese, të nxehta, një dhimbje e shurdhër ose e mprehtë. Nëse ndieni diçka në bark, tek vrimat e hundës ose në buzën e sipërme, pa marrë parasysh sa e lehtë, kjo është ndjesi.

3. Së fundmi, Zgjeroni vetëdijen tuaj për të përfshirë të gjithë trupin. Aq sa mundeni, ndieni ndjesitë fizike në të gjithë trupin tuaj. Nëse dëshironi, për ta kuptuar trupin si një i tërë, ju mund të imagjinoni se fryma hyn dhe del nga poret në lëkurën tuaj, sikur i gjithë trupi juaj të merrte frymë. Nëse vëreni ndonjë zonë të tensionuar ose të sforcuar, mund ta drejtoni vëmendjen tuaj atje. Ju mund të imagjinoni ta drejtoni frymën tuaj në këto zona, të merrni frymë dhe të eksploroni ndjesitë me frymëmarrje.