XVII Inati

221 Le ta lërë dikush inatin, të heqi dorë nga mëndjemadhësia (fshehtësia e mendimeve), (dhe) ti kalojë të gjitha pengesat. Vuajtja nuk bie sipër atij që është pa vartësi ndaj emër-dhe-formë (nāmarupa: p.sh., egzistenca psikologjike), (dhe) që është pa zotërime (mall e gjë) (materiale ose mendore) (akiñcana).

222 Unë e thërras kalorës atë që mban nën kontroll inatin e lindur sikur (të mbante nën kontroll) një kal të egër. Të tjerët janë veçse mbajtës kapistalli (frerësh).

223 Mbikaloje (kapërceje) të inatosurin me jo-inat; kapërceje të keqin me të mirë. Mbikaloje kopracin duke dhënë, gënjyesin me të vërtetë.

224 Fol të vërtetën; mos u inatos; jepu qindarka (kacidhe) atyre që kërkojnë (lëmoshë).

225 Ata të mençurit fjalëpakë që janë të padëmshëm (ahimsaka-s) dhe gjithmonë të (vetë)kontrolluar shkojnë tek Banimi i Paluajtshëm, ku mbasi kanë shkuar ata nuk brengosen më.

226 Ata vijnë tek fundi i njollosjeve (të tyre) (āsava-s), ata që rrinë të zgjuar, që lexojnë ditë e natë, (dhe) që duan të arrijnë Nirvanën.

227 Kjo është një histori e vjetër, Atula, jo vetëm një për sot. Ata akuzojnë (hedhin fajin) dikë që është fjalëpakë; ata akuzojnë dikë që flet shumë; ata akuzojnë edhe dikë që flet mesatarisht. Nuk egziston askush në botë që nuk akuzohet (nga dikush).

228 Nuk ka pasë, e nuk do ketë, dhe as nuk ka asnjë tani, të cilit i hidhet faji (akuzohet) në mënyrë absolute apo që i bëhet qefi (me fjalë të mira/nderohet) në mënyrë absolute.

231 Bëhu roje ndaj sikleteve (përzjerieve emocionale) të trupit; bëhu i kontrolluar në trup. Duke i lënë sjelljet e pahijshme të trupit, jeto mirë dhe i mirësjelltë përsa i përket trupit.

232 Bëhu roje ndaj sikleteve të shprehura; bëhu i kontrolluar në shprehje. Duke i lënë sjelljet e pahijshme të shrehjes, jeto mirë dhe i mirësjelltë përsa i përket shprehjes.

233 Bëhu roje ndaj sikleteve të mendjes; bëhu i kontrolluar në mendje. Duke i lënë sjelljet e pahijshme të mendjes, jeto mirë dhe i mirësjelltë përsa i përket mendjes.

234 Ata janë të përmajturit e përkryer, të mënçurit që janë të kontrolluar në trup dhe shprehje, (së bashku me) të mënçurit që janë të kontrolluar përsa i përket mendjes.