XXIII Elefanti

320 Unë do e duroj keqtrajtimin me durim, ashtu sikur elefanti (i stërvitur) duron gjatë betejës shigjetat (e gjuajtura) nga harku. Shumica janë me të vërtetë me natyrë të keqe (ose: me sjellje të keqe).

321 (Elefanti) i zbutur drejtohet drejt asamblesë, mbreti hipën mbi të zbuturin (elefant). Midis njerëzve, më i miri është ai që është i (vetë-) kontrolluar që duron keqtrajtimin me durim.

322 Mushkat e stërvitura janë më të mirat, gjithashtu (kuajt) e racave të pastra të Sindh, dhe elefantët e tëmerrshëm (luftarakë). (Por) më i mirë nga të gjithë është njeriu i vetë-kontrolluar.

341 Kënaqësitë lindin për një qënie, (kënaqësi) që nxitojnë me vrull dhe që janë të qullura (më dëshira të forta të shqisave). Ata kërkues të kënaqësive që janë të varur ndaj asaj që është e pranueshme, ata njerëz me të vërtetë janë gati për tu (ri)lindur dhe për tu plakur.

342 Të shërbyer nga dëshira e fortë, raca njerëzore vrapon andej këndej në terror si një lepur në kurth. Të zinxhirosur dhe të lidhur (siç janë), vuajtja ju ndodhet atyre serish e serish për një kohë të gjatë.

343 Të shërbyer nga dëshira e fortë, raca njerëzore vrapon andej këndej në terror si një lepur në kurth. Prandaj lëre atë të lehtësojë dëshirën e fortë, të mënçurin që është dëshirues për lirinë e tij nga pasionet (emocionet e forta e të pakontrollueshme).

344 Veç shihe atë, njeriun që mbasi është çliruar nga xhungla e dëshirave të forta (p.sh. nga jeta e shtëpiakut) dhe i tërhequr nga jeta e xhunglës, (megjithatë) edhe pse i çliruar nga jeta e xhunglës (të dëshirave të forta) vrapon (nga xhungla) tek xhungla (e jetës së shtëpiakut). I lirë, ai vrapon (mbrapa) tek skllavëria e tij (e mëparshme).

345 Ajo nuk është lidhje e fortë, thonë të mënçurit, që është përbërë prej metali, druri, apo bari të gërshetuar. Dashuri pasionale për vathë të stolisur, (dhe) përgjërim në lidhje me bijë e nuse –

346 ajo është lidhje e fortë, thonë të mënçurit. E tërheq dikë poshtë, është (montim) i çlirë por gjithësesi e vështirë për ti shpëtuar. Edhe këtë (lidhje) ata e presin, ata dëshirues të lirisë që, mbasi kanë lënë kënaqësitë e shqisave, ecin përpara (nga jeta shtëpiake).