Puxha e Trefishtë

I.

Nderimi hapës

 Ne nderojmë Budën, të Përkryerin e Iluminuar,
 treguesin e Udhës.
 Ne nderojmë Darmën, 
 Mësimin e Budës,
 që drejton nga errësira ne dritë.
 Ne nderojmë Sangën, 
 Miqësinë e dishepujve të Budës,
 që inspiron dhe udhëheq. 

II.

Nderim për Tre Stolitë

 Ne nderojmë Budën, dhe aspirojmë ta ndjekim Atë.
 Buda pat lindur ashtu si ne kemi lindur.
 Çfarë tejkaloi buda, edhe ne mund ta tejkalojmë;
 Çfarë arriti Buda, edhe ne mund ta arrijmë.
  
 Ne nderojmë Darmën, dhe aspirojmë ta ndjekim atë.
 Me trup, fjalim, dhe mëndje deri në fund.
 Të Vërtetën në të gjitha aspektet e saj,
 Udhën në të gjitha fazat, 
 Ne aspirojmë ta studiojmë, ta praktikojmë, ta realizojmë.
  
 Ne nderojmë Sangën, dhe aspirojmë ta ndjekim atë.
 Urdhërin e atyre që shkelin Udhën.
 Siç, një nga një, ne bëjmë përkushtimin tonë,
 Një rreth që gjithmonë zgjerohet, Sanga rritet. 

III.

Oferta për Budën

 Duke nderuar Budën, ne ofrojmë lule:
 Lule që sot janë të freskëta dhe të çelura ëmbëlsisht,
 Lule që nesër do jenë të vyshkura dhe të rëna.
 Trupat tanë, ashtu si lulet, do kalojnë tutje.
  
 Duke nderuar Budën, ne ofrojmë qirinj:
 Atij që është Drita, ne i ofrojmë dritë.
 Nga llamba e Tij e madhe 
 ne ndezim një llambe më të vogël brënda nesh;
 llambën e Bodit (në gjuhën Pali)
 që shkëlqen brënda zemrave tona.
  
 Duke nderuar Budën, ne ofrojmë aromatik:
 Aromatikë, fragranca e të cilave përshkon ajrin.
 Fragranca e jetës së përkryer, më e ëmbël se aromatikët,
 Përhapet në të gjitha drejtimet anembanë botës