Ne ia dedikojmë këtë vend Tre Stolive:
Budës, Idealit të Përndritjes që ne aspirojmë;
Darmës, Udhës së Mësimit që ne ndjekim;
Sangës, Shoqërisë Shpirtërore me njëri tjetrin,
që ne gëzojmë.
Këtu le të mos flitet asnjë fjalë kot;
Këtu le të mos ketë mendime të zhurmëta
që të na bezdisin mendjen.
Për vëzhgimin e Pesë Parimeve
Ne e dedikojmë këtë vend;
Për praktikën e Meditimit
Ne e dedikojmë këtë vend;
Për zhvillimin e Mençurisë
Ne e dedikojmë këtë vend;
Për arritjen e Përndritjes
Ne e dedikojmë këtë vend.
Edhe pse në botën jashtë ka grindje
Këtu le të ketë paqe;
Edhe pse në botën jashtë ka urrejtje
Këtu le të ketë dashamirësi;
Edhe pse në botën jashtë ka mjerim
Këtu le të ketë gëzim.
Jo duke kënduar shkrimet e shenjta,
Jo duke spërkatur ujin e bekuar,
Por me përpjekjen tonë drejt Përndritjes
Ne e dedikojmë këtë vend.
Rreth kësaj Mandale, kësaj pike të shenjtë,
Le të hapen petalet e zambakut të ujit të pastërtisë;
Rreth kësaj Mandale, kësaj pike të shenjtë,
Le të ngrihet muri i Vaxhra-ve të determinimit;
Rreth kësaj Mandale, kësaj pike të shenjtë,
Le të ngrihen zjarret që shndërrojnë Samsarën në Nirvana.
Këtu ulur, këtu duke praktikuar,
Le të bëhet mendja jonë Buda,
Le të bëhet mendimi ynë Darma,
Le të bëhet komunikimi ynë me njëri tjetrin Sanga.
Për lumturinë e të gjitha qënieve,
Për të mirën e të gjitha qënieve,
Me trup, të folur dhe mendje,
Ne e dedikojmë këtë vend.