Kalimi i Meritave dhe Vetëdorëzimi

 E gjithë merita ime
 e fituar prej meje duke vepruar kështu
 le të shkojë tek lehtësimi i vuajtjes 
 së të gjitha qënieve të gjalla.

 Personalitetin im përgjatë ekzistencave të mia,
 zotërimet e mia,
 dhe meritat e mia në të treja mënyrat, 
 unë i dorëzoj pa pyetur për veten time,
 për të mirën e të gjitha gjallesave.

 Ashtu si toka dhe elementet e tjera
 janë të shërbyeshme në shumë mënyra
 ashtu le të bëhem edhe unë
 që të kujdesem për të gjitha qëniet
 kudo anembanë hapësirës,
 përderisa të gjithë të kenë arritur
 Paqen. 
Scroll back to top