Vargjet që mbrojnë të Vërtetën
Të mos bësh keq;
Të kultivosh të mirën;
Të pastrosh mendjen;
Ky është mësimi i Budave.
Kryej një jetë të drejtë,
Jo një që është e korruptuar.
Të drejtët, jetojnë të lumtur,
Edhe në këtë botë edhe në tjetrën.
Ai nuk është i përgatitur në Darma
që vetëm fletë shumë.
Ai që dëgjon veç pak (nga Mësimi)
por sheh të Vërtetën dhe e vë mirë në veprim,
Ai është quajtur me të vërtetë 'një që është i përgatitur në Darma'.
Nuk ka shpëtim tjetër përveç të Zgjuarit,
Shpëtim i madh, është ky për mua.
Oh nga virtyti i kësaj të vërtete,
Le të ketë plotë mirësi, dhe fitore!
Nuk ka shpëtim tjetër përveç të Vërtetës,
Shpëtim i madh, është ky për mua.
Oh nga virtyti i kësaj të vërtete,
Le të ketë plotë mirësi, dhe fitore!
Nuk ka shpëtim tjetër përveç Urdhërit,
Shpëtim i madh, është ky për mua.
Oh nga virtyti i kësaj të vërtete,
Le të ketë plotë mirësi, dhe fitore!
Homazh Budës!
Homazh Darmës!
Homazh Sangës!