Shtrirë në dysheme për vetëm 15-20 minuta në ditë është një nga gjërat më të mira që ju mund të bëni për trupin e njeriut. Kjo është një pjesë e rëndësishme e të mësuarit Teknikën e Aleksandrit dhe është pjesë e “detyrave të shtëpisë” tuaj. Në Teknikën e Aleksandrit kjo është e njohur si pozicioni gjysëm kurrizor-i shtrirë në shpinë, çlodhje aktive, çlodhje konstruktive apo thjesht pozicioni i shtrirë, por ne zakonisht e kualifikojmë këtë me “punë” (si në “punë duke u shtrirë”).
Përfitimet e pozicionit gjysëm kurrizor i shtrirë në shpinë:
Lejon çlodhje apo relaksim të përgjithshëm të trupit.
Pastron kreun e rrëmujës mendore.
Ju lejon të qetësoheni para ose pas një ngjarjeje stresuese.
Inkurajon një marrëdhënie të mirë në mes të kokës, qafës dhe kurrizit.
Rrumbullakos disqet jastekore të shpinës.
Lejon gravitetin për të bërë të gjithë punën për ri-pozicionimin e shpinës.
Çfarë duhet bërë:
Idealisht, duhet bërë në mëngjes dhe më pas në mbrëmje mbas punës. Shtrihuni në një sipërfaqe me karpet, të ngrohtë, ku nuk do të ju shqetësojë askush. Vini një pirg të vogël librash nën kokë. Në qoftë se nuk ndiheni rehat, ndryshoni numrin / lartësinë e librave. Përthyeni gjunjtë dhe afroni këmbët afër me trupin. Nëse gjunjtë fillojnë të bien jashtë, provoni të lëvizni këmbët tuaja pak larg njëra-tjetrës. Pa e humbur mëndjen. Pa TV apo muzikë. Ideja është për të vëzhguar veten në heshtje për të parë se ku në trup i mbani streset tuaja. Qëndrojini duart pëllëmbë poshtë në barkun tuaj si fillim, por ndjehuni të lirë ti lëvizini ato me ngadalë më vonë.
Çfarë duhet të jem duke menduar?
Lejoje të gjithë trupin të lirohet dhe të ndihet i mbështetur nga dysheja. Thuaji vetes se koka juaj është e mbështetur nga librat në mënyrë që qafa juaj nuk ka për të bërë asgjë – ajo mund me të vërtetë të lirohet. Librat janë për t’ju ndaluar tërheqien e kokës prapa, një zakon shumë i zakonshëm postural. Lejo shpinën që të zgjerohet dhe të zgjatet mbi dysheme pa sforcuar asgjë. Mendoni për gjunjtë të drejtuar drejt tavanit dhe lejoni kyçet e legenit të jenë të lirë – kjo do të ndihmojë kurrizin e poshtëm të lirohet. Lërini duart të lira, duke menduar për bërrylat tuaj që janë mbështetur butësisht nga dyshemeja (apo toka). Lejo shpatullat tuaja të ndahen ngadalë larg nga njëra-tjetra. Bëhu i vetëdijshëm për ritmin natyror të frymëmarrjes tuaj dhe vetëm lereni të ndodhë. Vër re, por mos mbi-reago për atë që po ndodh rreth jush.
Pozita gjysmë kurrizore e shtrirë në shpinë është vula e Teknikës së Aleksandrit. Ajo përfshin pjesëmarrjen tuaj aktive, por ju nuk duhet të ndërhyni me atë që po ndodh. Duke praktikuar “punën i shtrirë” ju do të përmirësoni dhe përshpejtoni kuptimin tuaj se si funksionon trupi juaj dhe ku ju jeni duke përdorur shumë përpjekje (apo mund).
Marrë dhe përkthyer nga Alex Tech Online.