Janë pesë fakte që duhen soditur shpesh nga gjithëkush – qoftë burrë apo grua, shtëpiak apo një që është bërë murg. Cilat pesë?
- Është e sigurtë që unë do plakem;
unë nuk mund ta shmang dot plakjen.
- Është e sigurtë që unë do sëmurem (gjatë jetës sime);
unë nuk mund ta shmang dot sëmundjen (apo procesin e sëmundjes).
- Është e sigurtë që unë do vdes (një ditë);
unë nuk mund ta shmang dot vdekjen.
- Unë do ndahem dhe do largohem (një ditë) nga gjithçka që eshtë e afërt dhe e dashur për mua.
- Unë jam pronari i veprimeve të mia,
trashëgimtar i veprimeve të mia,
veprimet janë mitra nga e cila unë kam dalë,
veprimet janë lidhjet e mia,
veprimet janë mbrojtja ime.
Çfarëdo veprimesh do kryej, mirë apo gabuar,
i këtyre unë do të bëhem trashëgimtar.