Mënyra e Trefishtë

Një tjetër formulim i Udhës është Mënyra e Trefishtë e etikës, meditimit, dhe urtësisë. Kjo është një udhë progresive, sepse etika dhe një ndërgjegje e qartë ofrojnë një bazë të domosdoshme për meditim, dhe meditimi është toka në të cilën urtësia mund të zhvillohet.

Etika

Të jetosh është të veprosh, dhe veprimet tona mund të kenë pasoja të dëmshme ose të dobishme për veten dhe të tjerët. Etika Budiste ka të bëjë me parimet dhe praktikat që ndihmojnë një njeri të veprojë në mënyrë që të ndihmojë në vend që të dëmtojë.

Thelbi i kodit etik është i njohur si Pesë Parimet. Këto nuk janë rregulla ose urdhërime, por ‘parime trajnimi’, të cilat janë të ndërmarra lirisht dhe të vëna në praktikë me inteligjencë dhe ndjeshmëri. Tradita Budiste e pranon se jeta është komplekse dhe sjell shumë vështirësi, dhe nuk sugjeron se ka një kurs të vetëm të veprimit që është i drejtë në të gjitha rrethanat. Në të vërtetë, në vend që të flasi për veprime të drejta ose të gabuara, Budizmi flet për ato me gjuhën ‘të afta’ (kusala) ose ‘të pa-afta’ (akusala). Shumë Budistë rreth botës recitojnë Pesë Parimet çdo ditë, dhe përpiqen për ti vënë ato në praktikë në jetën e tyre.

Meditimi

Meditimi është faza e dytë e Mënyrës së Trefishtë. Ajo është përshkruar më hollësisht në Çfarë është Meditimi?

Urtësia

Qëllimi i të gjitha praktikave Budiste, duke përfshirë meditimin, është ‘Pranja’ apo Urtësia (ose Mënçuria). Buda mësoi se shkaku themelor i vështirësive të njeriut është injoranca jonë egzistenciale – dështimi ynë për të kuptuar natyrën e vërtetë të realitetit dhe Urtësia është e kundërta e kësaj. Për të filluar, ne thjesht duhet të dëgjojmë mësimet që tregojnë vizionin Budist të jetës. Pastaj ne kemi nevojë për të reflektuar mbi to dhe ti kuptojmë ato në lidhje me përvojën tonë. Por Prajna në kuptimin e plotë do të thotë të zhvillosh të kuptuarin tënd të drejtpërdrejtë mbi të Vërtetën.

Nuk është e mjaftueshme të dish filozofinë e Budës, apo edhe të kesh një kuptim të mirë të saj. Qëllimi përfundimtar është që të kuptojmë të vërtetën vetë për veten tonë dhe të transformohemi nga ai realizim.

Buda mësoi se jeta – ç’do gjë që ne përjetojmë – ka tri karakteristika. Ai i quajti këto tre Shenjat e Egzistencës së Kushtëzuar. Së pari ai tha se e gjithë jeta është ‘duka’, ose e pakënaqshme. Ai gjithashtu tha se ajo është e përkohëshme (‘aniça’). Çdo gjë në univers, duke përfshirë edhe veten dhe mendimet që përbëjnë mëndjen tonë, është në një proces të vazhdueshëm të ndryshimit. E megjithatë ne veprojmë sikur bota rreth nesh është e parashikueshme dhe stabël, dhe ne e jetojmë jetën tonë sikur vdekja nuk ishte një siguri. Budistët reflektojë mbi faktin e përkohshmërisë, dhe përpiqen të jetojnë me këtë kuptim. Së treti, kudo që ne mund të shohim në jetë për diçka të ngurtë dhe të pandryshueshme, ne vetëm do të gjejmë fluks. Kështu që ai tha se e gjithë ekzistenca është ‘anata’ apo e pasubstanctë. Nuk ka asgjë fikse, apo thelb të bindshëm të gjërave, dhe nuk ka shpirt të përjetshëm brenda qënieve njerëzore.

Një person që është i Urtë në kuptimin Budist, natyrisht do ta shohi jetën në terma të këtyre cilësive ose shenjave, dhe ‘pranja’ do të thotë vendosjen mënjanë të iluzioneve të këndshme që ne miratojmë për të bërë jetën e rehatshme, dhe të jetojmë më shumë dhe më shumë në bazë të këtyre të vërtetave. Një kuptim i plotë që asgjë nuk zgjat, apo që s’ka substancë fikse, ka një efekt krejtësisht transformues.

Kjo gjithashtu do të thotë se çdo gjë në jetë është e ndërlidhur: asnjë individ nuk është tërësisht i ndarë nga individë të tjerë, dhe njerëzimi nuk është i ndarë nga bota ku banon. Nga kjo natyrisht lind Dhëmbshuria, ose Dashamirësia universale, që është homologu i Urtësisë.