Çfarë mëson Budizmi?

Menjëherë pas Iluminimit të tij, Buda pati një vizion në të cilin pa rracën njerëzore si një shtrat me lule zambak uji. Disa nga bimët e lotusit (zambakut të ujit) ishin ende thellë në baltë, disa të tjerë sapo kishin filluar të dilnin prej saj, dhe të tjerë përsëri ishin në pikën e çeljes së luleve. Me fjalë të tjera, të gjithë njerëzit kishin mundësinë të shpalosnin potencialin e tyre, dhe disa kishin nevojë vetëm për pak ndihmë të vogël për të bërë këtë. Pra Buda vendosi për të dhënë mësim, dhe të gjitha mësimet e Budizmit mund të shihen si një përpjekje për të përmbushur këtë vizion – për të ndihmuar njerëzit të rriten në drejtim të Iluminimit.

Budizmi e sheh jetën si një proces të ndryshimit të vazhdueshëm, dhe praktikat e tij synojnë të përfitojnë nga ky fakt. Kjo do të thotë se gjithkush mund të ndryshojë për më mirë. Faktori vendimtar në ndryshimin e vetes është mëndja, dhe Budizmi ka zhvilluar shumë metoda për të punuar me mëndjen. Më me rëndësi, Budistët praktikojnë meditimin, që është një mënyrë e zhvillimit të gjëndjeve më pozitive të mëndjes që karakterizohen nga qetësia, përqëndrimi, vetëdija, dhe emocioneve të tilla si dashamirësia. Duke përdorur vetëdijen e zhvilluar në meditim, është e mundur që të gjendet një kuptim më i plotë i vetvetes, i njerëzve të tjerë, dhe i vetë jetës. Budistët nuk kërkojnë të ‘evangjelojnë’ ose të detyrojnë njerëzit e tjerë për të miratuar fenë e tyre, por ata kërkojnë të japin mësimet e tij në dispozicion për këdo që është i interesuar, dhe njerëzit janë të lirë të marrin sa më shumë ose sa më pak, aq sa ata ndihen të gatshëm për të marrë.