Çfarë është Budizmi?

Budizmi është një mënyrë jetese dhe praktike për zhvillim shpirtëror me synim për të depërtuar në natyrën e vërtetë të realitetit. Praktikat Budiste, si meditimi, janë mënyra për të ndryshuar veten me qëllim kultivimin e cilësive të vëmendshmërisë (mindfulness), dashamirësisë dhe mençurisë. Eksperienca e zhvilluar brënda traditës Budiste gjatë mijëra viteve ka krijuar një burim të pakrahasueshëm për të gjithë ata që kanë dëshirë të ndjekin një udhë – udha që si perfundim të çon tek përndritja e mendjes ose tek të qënurit Buda. Një qënie e lartësuar shpirtërisht e sheh natyrën e realitetit absolutisht të qartë, ashtu siç është, dhe jeton plotësisht dhe natyrshëm në akord me atë vizion. Ky është pikësynimi i jetës shpirtërore Budiste, që përfaqëson fundin e vuajtjes për të gjithë ata që e arrijnë.

Për arsyen se Budizmi nuk përfshin idenë e adhurimit të një zoti krijues, disa njerëz nuk e shohin atë si një fe, në kuptimin perëndimor të fjalës. Parimet kryesore të mësimeve Budiste janë të thjeshta dhe praktike: asgjë nuk është fikse apo e përherëshme; veprimet kanë pasoja; ndryshimi është i mundshëm. Pra Budizmi adreson veten tek të gjithë njerëzit, pa patur parasysh racat, nacionalitetet, grupet shoqërore, gjininë apo sjelljen seksuale. Ai mëson metoda praktike që u hapin dyert njerëzve të njihen me mesimet Budiste dhe ti përdorin ato me qëllim tranformimin e eksperiencës së tyre dhe të jenë plotësisht të përgjegjshëm për jetën e tyre.

Janë rreth 350 milionë Budistë në botë dhe një numër që po rritet ndërmjet tyre, janë Perëndimorët. Ata ndjekin forma të ndryshme të Budizmit, por të gjitha traditat karakterizohen mungesa e dhunes dhe e dogmave, toleranca ndaj ndryshimeve dhe praktika e meditimit.