A mund të meditoj?

Me sa duket, në qoftë se keni ardhur deri këtu, ju jeni të interesuar mbi meditimin. Por ndoshta po pyesni veten nëse jeni “të prerë për të”. Kam dëgjuar shumë njerëz që thonë gjëra të tilla si: “Oh, unë kurrë nuk mund të meditoj; Unë hutohem shumë lehtë”.

Dua t’ju siguroj se kushdo mund të meditojë, dhe se nuk keni nevojë për ndonjë aftësi të veçantë për të ndjekur këtë rrugë. Në fakt, qendrimi: “Unë jam shumë i hutuar për të medituar”, në të vërtetë tradhëton një keqkuptim mbi qëllimin e meditimit . (Është OK të fillosh me keqkuptime si fillim, me që ra fjala. Si mund të mos keqkuptojmë diçka për të cilën ne dimë pak ose aspak mbi të?).

Ideja mbas meditimit nuk është se ne jemi duke kërkuar të kemi “meditime të përsosura”, si një gjimnast olimpik që do një 10 të përsosur në një konkurs, por që jemi duke bërë disa punë themelore në zhvillimin e mendjeve tona. Është më shumë sikur të shkojmë në palestër dhe të bëjmë pak stërvitje. Kur shkojmë për tu stërvitur, nuk do ishte shumë i dobishëm mendimi: “Oh, unë nuk mund të bëj stërvitje, nuk jam mjaft i fortë apo i aftë”. E gjithë ideja e stërvitjes, siç e dimë, është që të fillojmë nga ku jemi për të zhvilluar nivele më të mëdha të fuqisë dhe aftësisë.

Është e njëjta marrëveshje me meditimin. Në qoftë se jemi shumë të hutuar, ose shumë të shqetësuar, apo vazhdojmë të jemi të inatosur nga tingujt në mjedisin tonë kur jemi duke u përpjekur për të medituar, ky është vetëm liveli ynë fillestar. Ky është materiali ynë i papërpunuar. Meditimi na ndihmon që të bëhemi të vetëdijshëm për këto tendenca të përhershme, dhe gjithashtu na ndihmon të punojmë me to në mënyrë që ato të bëhen më pak të shquara në jetët tona, në mënyrë që ne të bëhemi pak më pak të hutuar, më pak të shqetësuar dhe më shumë pranues.

Dhe ashtu siç stërvitemi në palestër, ku nuk bëhemi menjëherë atletë profesionistë, në meditim ne do të ndryshojmë gradualisht. Frymë mbas fryme, meditim mbas meditimi, ditë për ditë, ne bëjmë ndryshime brenda zemrave dhe mendjeve tona; ndryshime që grumbullohen me kalimin e kohës.

Është me vlerë të kemi parasysh se shumë kërkime shkencore kanë treguar përfitime nga meditimi. Për shembull, një studim nga Richard Davidson në Universitetin e Wisconsin pa se çfarë ndodhi kur punonjësit në një kompani të teknologjisë medituan për tetë javë. Një nga gjetjet më të mëdha ishte se truri i këtyre njerëzve kishte ndryshuar. Aktiviteti u ul në pjesën e trurit të lidhur me emocionet negative, dhe u rrit në disa pjesë të trurit të lidhur me ndjenjat e mirëqënies dhe lumturisë. Gjithashtu, pjesëmarrësve në studim u dha një vaksinë e gripit në fund të studimit dhe u pa që kishte një përmirësim në përgjigjen e sistmemit imunitar. Një gjë e rëndësishme që duhet të kuptojmë është se nuk kishte asgjë të veçantë tek pjesëmarrësit në këtë studim, apo në shumë studime të tjera që kanë treguar përfitime nga meditimi. Ata ishin njerëz të zakonshëm me punë të zakonshme dhe jetë të zakonshme.

Është e mundshme për të ndryshuar nga të qenit një person shumë i shqetësuar në një person shumë të sigurtë; për të ndryshuar nga të qenit zakonisht të stresuar në më të relaksuar; për të ndryshuar nga të qenit të prirur për disponime të këqija në më të lumtur. Na duhet të bëjmë praktikën.

Nga Bodipaksha, artikullin origjinal në Anglisht mund ta gjeni këtu.