Sutra e Zemrës

 Bodisatva i dhëmbshurisë,
 Kur meditoi thellë,
 Pa boshllëkun e pesë skandave
 Dhe ndërpreu lidhjet që i shkaktonin vuajtje.
  
 Kështu pra,
 Forma nuk është gjë tjetër veçse boshllëk,
 Boshllëku jo tjetër veçse formë.
 Forma është vetëm boshllëk,
 Boshllëku vetëm formë.
  
 Ndjenjat, mendimet dhe zgjedhjet,
 Vetë vetëdija,
 Janë e njëjta gjë.
  
 Të gjitha gjërat janë bosh nga natyra,
 Nuk lindin apo shkatërrohen
 As janë të njollosura apo të pastra
 As nuk ndizen apo shuhen.
  
 Pra, në boshllëk, s'ka formë,
 As ndjenja, mendime apo zgjedhje,
 Nuk as ka vetëdije.
  
 As sy, veshë, hundë, gjuhë, trup, mëndje,
 As ngjyrë, zë, erë, shije, prekje,
 Apo me çfarë merret mendja,
 Nuk ka as akt shqisor.
  
 Nuk ka injorancë apo fund të saj,
 As shumëçka që vjen prej injorancës;
 As përçmim, as vdekje,
 As fund të tyre.
  
 Nuk as ka dhimbje, apo shkak të dhimbjes,
 As fund të dhimbjes, apo Udhë Fisnike 
Të çlirojë nga dhimbja;
 Po as mençuri për ta arritur!
 Arritja gjithashtu është boshllëk.
  
 Pra dije se Bodisatva
 Duke u mbajtur në asgjë prej gjëje,
 Por duke jetuar me mençurinë Pranja,
Çlirohet prej pengesës zhgënjyese,
 Shpëton nga frika e lindur prej saj,
 Dhe arrin më të qartën Nirvanë.
  
 Të gjithë Budat e së shkuarës e të tashmes,
 Budat e së ardhmes,
 Duke përdorur mënçurinë Pranja,
 Vijnë në vizion të plotë dhe të përkryer.
  
 Degjo pra daraninë e madhe,
 Mantrën rrezatuese të pashoqe,
 Pranjaparamitanë
 Fjalët e së cilës lehtësojnë të gjitha dhimbjet;
 Dëgjoje dhe besoje të vërtetën e saj!
  
 GATE GATE PARAGATE PARASAMGATE BODI SUAHA