Sutra e Kalamallarëve

 Pra, Kalamallarë (nga qyteti Kalama),
 mos u udhëhiqni nga raportet, 
 apo tradita, apo thashethemet. 
  
 Mos u udhëhiqni nga autoriteti i teksteve fetare, 
 as nga logjika e thjeshtë apo konkluzioni, 
 as nga paraqitja e konsideruar, 
 as nga kënaqësia në mendimet spekulative,
 as nga mundësitë në dukje, 
 as nga ideja: "Ky është Mësuesi ynë". 
  
 Por, o Kalamallarë, 
 kur ju e dini për veten tuaj 
 se disa gjëra janë të dëmshme dhe të gabuara dhe të këqija, 
 atëhere hiqni dorë prej tyre...
 dhe kur ju e dini se disa gjëra të caktuara janë të shëndetshme dhe të mira, 
 dhe se të mënçurit i besojnë ato të jenë kështu, 
 atëherë ti pranoni ato dhe ti ndiqni ato.