Mendja Reaguese
Si fillim, mendja reaguese është një mendje ri-vepruese. Nuk vepron në të vërtetë, por thjesht ri-vepron. Në vend që të veprojë spontanisht, nga plotësia e vetë e brëndshme dhe bollëku, ajo (mendja) kërkon një stimul të jashtëm që ta vërë në veprim (atë). Stimuli zakonisht vjen nga pesë shqisat. Ne jemi duke ecur përgjatë një rruge; një reklamë na kap syrin, ngjyrat e ndezura të saj, dhe gërmat e forta bëjnë një apel të menjëhershëm. Ndoshta është një reklamë e një marke cigaresh, apo e një marke makinash, apo për pushime verore në brigjet e thara nga djelli të ndonjë resorti të këndshëm e të largët. Çfarëdo gjërash apo shërbimesh janë reklamuar, vëmendja jonë është terhequr, arrestuar. Ne shkojmë dhe bëjmë atë çfarë reklama ka si pikësynim, ose e mbajmë shënim në mëndje për ta bërë, ose ngelemi me një dispozicion të pa-vetëdijshëm për ta bërë kur të na e lejojnë rrethanat. Ne nuk kemi vepruar, por jemi aktivuar. Ne kemi ri-vepruar (reaguar). Mendja reaguese është, atëhere, mendja e kushtëzuar. Është e kushtëzuar nga objekti i saj (p.sh. reklama) në sensin që është jo vetëm e varur prej tij (objektit) por në aktualitet e determinuar prej tij. Mendja reaguese nuk është e lirë.
Mendja Krijuese
Karakteristikat e mendjes krijuese janë të kundërta me ato të mendjes reaguese. Mendja krijuese nuk reagon (ri-vepron). Nuk është e varur nga, e determinuar nga, stimujt me cilët ajo (mendja) bie në kontakt. Në të kundërt, ajo është aktive për llogari të vetë, duke funksionuar në mënyrë spontane, nga thellësitë e natyrës së brëndshme të saj. Edhe kur ajo nxitet fillimisht nga diçka nga jashtë saj, ajo shumë shpejt kapërcen pikën e saj origjinale të nisjes dhe fillon të funksionojë në mënyre të pavarur. Mendja krijuese pra mund të thuhet se përgjigjet në vënd që të reagojë. Me të vërtetë, ajo është e aftë të kapërcejë edhe kushtet. Prandaj mund të thuhet se nëse mendja reaguese është në esëncë pesimiste, duke qënë e varur nga çfarë i jepet në eksperiencën e menjëherëshme, mendja krijuese është thellësisht dhe radikalisht optimiste. Optimizmi i saj nuk është, megjithatë, optimizmi sipërfaqësor i rrugëve, jo vetëm një reagim i pamenduar, apo racionalizim, i stimujve të këndshëm. Për virtyt së vetë natyrës të mendjes krijuese një reagim i tillë do ishte i pamundshëm. Në të kundërt, optimizmi i mendjes krijuese vazhdon pavarësisht nga stimujt e pakëndshëm, pavarësisht kushteve të pafavorshme për optimizëm, apo edhe kur nuk ka asnjë kusht për të. Mendja krijuese dashuron kur nuk ka arsye për të dashuruar, është e lumtur kur nuk ka arsye për të qënë e lumtur, krijon kur nuk ka mundësi për të krijuar, dhe në këtë mënyrë ‘ndërton një parajsë në dëshpërimin e ferrit’.