Budizmi është një mënyrë jetese dhe praktike për zhvillim shpirtëror me synim për të depërtuar në natyrën e vërtetë të realitetit. Praktikat Budiste, si meditimi, janë mënyra për të ndryshuar veten me qëllim zhvillimin e cilësive të vëmendshmërisë (mindfulness), dashamirësisë dhe mençurisë.
Kush është Buda?
Budizmi filloi me Budën. Fjala ‘Buda’ është një titull, që do të thotë ‘ai që është i zgjuar (nga gjumi)’- në kuptimin e të qënit ‘i zgjuar ndaj realitetit”. Buda lindi si Sidarta Gautama në Indi (Nepalin e sotëm) rreth 2500 vjet më parë. Ai nuk pretendoi të ishte një zot apo profet. Ai ishte një njeri i cili u bë i Iluminuar, duke e kuptuar jetën në mënyrën më të thellë të mundshme. Lexo më shumë…
“Urrejtjet kurrë nuk qetësohen me urrejtje. Ato paqësohen me dashamirësi. Ky është ligji i përjetshëm.”
— Buda
Çfarë është Meditimi?
Ka shumë gjëra në jetë që janë përtej kontrollit tonë. Megjithatë, është e mundur për të marrë përgjegjësi për gjendjet tona të mendjes – dhe për ti ndryshuar ato për mirë. Sipas Budizmit kjo është gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë, dhe Budizmi mëson se ai është i vetmi ilaç i vërtetë për dhimbjet tona personale, dhe për shqetësimet, frikën, urrejtjen, dhe konfuzionet e përgjithshme që rëndojnë gjendjen e njeriut. Lexo me shumë...
“Përvojat paraprihen nga mendja, udhëhiqen nga mendja, dhe prodhohen nga mendja. Nëse një njeri flet ose vepron me një mendje të papastër, vuajtja e ndjek atë ashtu si rrota e karrocës ndjek këmbën e demit që e tërheq atë (karrocën).
Përvojat paraprihen nga mendja, udhëhiqen nga mendja, dhe prodhohen nga mendja. Nëse një njeri flet ose vepron me një mendje të pastër, lumturia e ndjek atë si një hije që nuk largohet kurrë.”
— Buda
Aktivitetet e Rregullta
…së shpejti